Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë i gruas që u mbyt në Himarë


Gjendet trupi i pajetë i gruas që u mbyt ditën e sotme në Himarë.

Trupi i pajetë i Mirela Ramës është gjetur nga policia kufitare në bashkëpunim me rojen bregdetare, rreth 2 kilometra larg Dhërmiut.

Viktima dhe disa familjarë të saj kishin dalë për peshkim mëngjesin e sotëm në zonën e Himarës por për shkak të stuhisë që i kapi në det, barka u përmbys dhe ajo humbi jetën.

Tre personat e tjerë që ishin në bordin e mjetit lundrues, bashkëshorti i saj, Robert Rama, i biri Avdyl Rama e Fatjon Resulal kanë mundur të shpëtojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *