Vendosni fjalën kyçe....

Konsulli i Shqipërisë në Liban: Shqiptarët s’janë prekur nga tragjedia e Bejrutit


Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, ka  deklaruar se asnjë shqiptar nuk është prekur nga tragjedia që goditi Libanin pas shpërthimit apokaliptik të ditës së djeshme.

Në një intervistë për A2, Ghorayeb, pohoi se në Liban ka shumë familje shqiptare që jetojnë 20 kilometra larg kryeqytetit Bejrut, por ata janë shëndoshë e mirë.

“Fatmirësisht shqiptarët nuk janë prekur nga tragjedia, e nuk ka vdekje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’ rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë.” – ka thënë ai.

Ditën e djeshme një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke lënë më shumë se 100 viktima e mijëra të plagosur.

Shkaqet e shpërthimit janë ende në hetim ndërsa ka dyshime ende të pakonfirmuara se bëhet fjalë për një sulm që shkaktoi shpërthimin e depozitave të lëndëve kimike në port.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *