Ditën e sotme në media të ndryshme u raportua se dy vëllezër nga Peja kishin ndërruar jetë në të njëjtën ditë për shkak të Covid-19.
Bëhet fjalë për dy vëllezër, 78 dhe 85-vjeçarë nga fshati Novosellë i Pejës.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, është e vërtetë që dy vëllezërit kanë ndërruar jetë por nuk ka asnjë asnjë konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se dy vëllezërit janë testuar apo janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus, raporton Lajmi.net.
“Po është e vërtetë që kanë vdekur dy vëllezër. Mirëpo nuk kanë qenë të testuar nga ana e institutit e as nuk janë të konfirmuar se kanë qenë me COVID-19. Ky është njoftimi zyrtar që kemi nga Instituti Rajonal në Pejë.” – ka thënë Loci.