Vendosni fjalën kyçe....

“Ok, zhdukuni” – Shumica e gjermanëve pro tërheqjes së trupave amerikane nga vendi i tyre


Një agjenci sondazhesh në Gjermani ka zhvilluar një pyetësor lidhur me vendimin e presidentit amerikan Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Pak ditë më parë, shefi i Shtëpisë së Bardhë urdhëroi tërheqjen e rret 12 trupave amerikane ng Gjermania.

Në argumentimin e tij, Trump tha se nuk ka arsye që të trupat amerikane të qëndrojnë në Gjermani për ta mbrojtur atë nga Rusia teksa Berlini i paguan miliarda euro Moskës për blerjen e gazit rus.

Rreth 47 përqind e pjesëmarrësve në hulumtimin e kryer nga sondazhi YouGov në emër të agjencisë së lajmeve DPA, thanë se ata ishin në favor të vendimit të Pentagonit për të tërhequr gati 12,000 ushtarë amerikanë nga Gjermania.

Për më tepër, një në katër gjermanë të anketuar këmbëngulën që prania ushtarake e SHBA-së në Gjermani të reduktohej në zero.

Vetëm 28 përqind menduan se kontingjenti me 36,000 forca duhet të mbetet ashtu siç është, ndërsa katër përqind thanë se donin më shumë ushtarë amerikanë. Të tjerët nuk pranuan të përgjigjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *