Vendosni fjalën kyçe....

OSBE-ODHIR nuk do vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, ndodh për herë të parë nga viti 2001


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) konfirmoi sot se nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet presidenciale këtë fundjavë në Bjellorusi, sepse nuk kishte marrë një ftesë në kohë.

“Autoritetet bjelloruse ishin mjaft të vetëdijshme se ne kemi nevojë për një ftesë në kohë për të vëzhguar të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë regjistrimin e kandidatëve”, tha një zëdhënës i OSBE-së.

“Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka vëzhguar çdo zgjedhje të nivelit kombëtar në Bjellorusi, që nga viti 2001”, shtoi ai.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili po e udhëheq ish-republikën sovjetike duke toleruar pak mospajtime, po kërkon mandatin e gjashtë radhazi në zgjedhjet e së dielës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *