Një shpërthim ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm, në një banesë dy katëshe në Pogradec e cila është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi.
Sipas forcave zjarrfikëse, ambienti ka qenë i mbushur nga gazi dhe sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë diçka në guzhinë, kjo ka provokuar edhe flakët.
I zoti i shtëpisë ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në spital për djegiet trupore, ndërsa bashkëshortja e tij për fat të mirë nuk është lënduar pasi ndodhej në katin e dytë të banesës.