Mes viktimave nga shpërthimi në kryeqytetin e Libanit, është edhe një politikan armeno-libanez, që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Kataeb.
Nazar Najarian ndodhej në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. CBC shkruan se Najarian deri para dy viteve banonte në Montral, por ishte zhvendosur në Liban për të vijuar karrierën politike.
Gruaja dhe dy fëmijët e Najarian ende po jetojnë në Montreal, Kanada. Një biznesmen i suksesshëm, Najarian ishte i njohur dhe aktiv në komunitet, pasi kishte ndihmuar komunitetet e krishtera në kufijtë e Libanit.
Kryeministri libanez tha se do i mundojë ai.
Nga shpërthimi në Liban humbën jetën afro 80 njerëz ndërsa mbetën të plagosur mbi 4 mijë të tjerë.
Vala e shpërthimit dëmtoi ndërtesat në të gjithë qytetin dhe shndërroi rrugët në një skenë katastrofash. Guvernatori i Beirutit i krahasoi ato skena me sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë luftes së II Botërore, ndërsa nuk i mbajti dot lotët para kamerave.