Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ka qenë vetë deputetja që e ka pohar diçka të tillë teksa thekson se është vetëizoluar bashkë me fëmijët.
Ajo bën thirrje për respektim të rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit.
Ditën e djeshme doli pozitiv edhe zv.kryeministri i Kosovës, Selmanaj ndërsa para tij janë prekur nga koronavirusi i ri edhe kryeministri Hoti, kreu i LDK-së Mustafa e disa deputetë të Kuvendit.
“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.” – shkruar Donika Kadaj-Bujupi në rrjetet sociale.