Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë thirrje qeverisë: Të garantohet siguria dhe pavarësia e gazetarëve të Ora News, hetimi të mos ndikojë në politikën editoriale


Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë ka reaguar lidhur me praninë e forcave të policisë në ambientet e televizonit Ora News lidhur me sekuestrimin e pasurive të pronarit të saj Ylli Ndroqi.

Shoqata bën thirrje që hetimi i SPAK ndaj pronarit të mos ndikojë në punën e gazetarëve dhe në politikën editoriale të medias.

Më tej kjo shoqatë i bën thirrje qeverisë që të garantojë të drejtat e gazetarëve dhe vazhdimësinë e punës së tyre.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për intimidimin dhe pasigurinë, që kanë përcjellë gazetarët dhe punonjësit e Radio Televizionit Ora me praninë e trupave të armatosura policore në ambientet e tyre!
Hetimi nga SPAK i pronarit të këtyre mediave, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre mediave.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë solidarizohet me punonjësit e RTV Ora dhe i bën thirrje qeverisë, që të garantojë të drejtat e gazetarëve, vazhdimësinë e punës së tyre dhe mosnderhyrje në politikën editoriale
”-thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *