Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësie dhe studime nga institucioneve të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të përballojnë menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Sipas të dhënave nga Këshilli i Bashkëpunimit i Rajonal, BE ka akorduar një fond prej 411 milionë eurosh për të 6 vendet e Rajonit, Serbi, Maqedoni, Mali i zi, Kosovë, Bosnjë dhe Shqipëri për të trajtuar urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi Korona, si dhe rimëkëmbjen ekonomike e Rajonit.
Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria ka përfituar vlerën me të ulët të financimeve me vetëm 50.7 milionë euro, ndërsa vlerën më të lartë të financimeve ka përfituar Serbia me 93.4 milionë euro.
Mali Zi i që ka një popullsi më pak se një e treta e Shqipërisë dhe me më pak të prekur nga pandemia ka përfituar më shumë fonde nga ndihmat e BE-së.
Si pasojë e pandemisë, Rajoni do të përballet me tkurrje të ekonomisë nga -9,0 në -3,0 për qind në vitin 2020 dhe një rikuperim i ngadaltë.
Sektori më i goditur është ai i turizmit, i cili përbën rreth 10.2 të PBB-së së rajonit.
Tragjedia e përbashkët e që krijoi virusi rezultoi me solidaritet të admirueshëm në mesin e vendeve të Evropës Juglindore, gjithashtu midis BE-së dhe Rajonit. Ballkani dhe fqinjët e tyre të afërt në BE dhanë donacione mjekësore dhe forma të tjera të ndihmës për njëri-tjetrin, ndërsa Turqia çoi dërgesat e para të ndihmave mjekësore në nëntë vendet e Europës Juglindore.
Për më tepër, BE ka formuluar një paketë ndihme prej 750 milion eurosh të në formën e Asistencës Financiare Makroekonomike.
Historikisht Shqipëria ka pasur aftësi të ulët të tërheqjes të fondeve dhe ndihmave që donatorët kanë dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme për vendet në Zhvillim.
Por kjo po bëhet me e dukshme në dy vitet e fundit ku donacionet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19, janë shtuar, por në fakt arkëtimet po rezultojnë shumë më të ulëta se premtimet.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al