Vendosni fjalën kyçe....

Singapori do mbikëqyrë me “qafore” anti-Covid personat që hyjnë në vend


Personat që do futen në Singapor nuk do të duhet të bëjnë karantinë në objekte shtetërore gjatë pandemisë, por disa prej tyre do mbajnë me vete një pajisje elektronike vëzhguese që do të paralajmërojë autoritetet nëse ata largohen nga shtëpia.

Singapori njoftoi të hënën se do të gjurmojë udhëtarët që vijnë nga një grup i zgjedhur vendesh – përfshirë banorët dhe qytetarët e tij – me pajisje elektronike të monitorimit, duke filluar nga 11 gushti.

Autoritetet i përshtatën gjurmuesit si një lëvizje pozitive për udhëtarët, duke përmendur se ato do t’i lejonin personat që do i mbajnë të izolohen në shtëpi, në vend që të karantinoheshin në një strukturë qeveritare.

Personat që do futen në Singapor do të urdhërohen të aktivizojnë pajisjet kur të arrijnë në shtëpi, në këtë pikë ato janë të programuara për të paralajmëruar autoritetet nëse përdoruesi përpiqet të largohet ose të heqë pajisjen.

Nuk është e qartë se çfarë lloj pajisjeje planifikon të përdorë qytet-shteti, megjithatë autoritetet kanë lënë të kuptohet se personat që do i vënë ato do i marrin njoftimet në pajisjen e vënë ndryshe nga njoftimet që vijnë në telefon, siç ndodh në Korenë e Jugut e Hong Kong.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *