Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalen tenderat, miliarda lekë për zyra, mobilim e bileta elektronike


Teksa vendi përballet me vështirësi ekonomike me qindra biznese që kanë falimentuar e një parashikim të zymtë për rritjen ekonomike, tenderat në vend nuk ndalen.

Disa prej tyre janë në vlera të konsiderueshme për shërbime që të paktën në pamje të parë nuk janë të domosdoshme.

Në njërin prej tyre me vlerë rreth 2 miliardë lekë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kërkon të zbatojë një platformë elektronike për e-transport.

Sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit Publik, shuma prej 2 miliardë lekësh përfshin ndërtimin e platformës e mirëmbajtjen e saj.

Një tjetër tender me vlerë të konsiderueshme është ai për zyrat e reja të Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Durrës.

Tenderi ka vlerën prej rreth 2.2 miliardë lekësh. Ndërsa për mobilimin e zyrave të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ministria e Brendshme ka çelur një tender me vlerë rreth 615 milionë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *