Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 57-vjeçarit me sende të forta në Gjirokastër, identifikohet autori


Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së një 57-vjeçari në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraçi, i cili është gjetur i pajetë në kamionçinën e tij në rrugën Polican-Suhë.

Sipas policisë ai ishte vrarë pas goditjes me sende të forta. Dyshohet se autori i ngjarjes është personi që udhëtonte në mjet me viktimën dhe policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Dyshohet se mes dy personave ka pasur një konflikt të çastit që ka çuar në vrasjen e drejtuesit të mjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *