Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra talibanë dhe civilë vriten gjatë përleshjeve në Afganistan


Dhjetëra militantë talibanë dhe civilë afganë janë vrarë në sulme dhe përleshje në Afganistan, mes përpjekjeve të paqes që synojnë t’i japin fund luftës gati 19-vjeçare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Fawad Aman tha se të paktën 16 militantë talibanë u vranë në dy përleshje të veçanta me forcat qeveritare në provincën lindore të Ghazni më 6 gusht.

Kjo ishte përleshja e parë e armatosur – e drejtpërdrejtë – midis talibanëve dhe forcave të sigurisë së qeverisë, që nga koha kur u njoftua armëpushimi i fundit.

Aman nuk tregoi për numrin e viktimave nga radhët e forcave qeveritare.

Në qytetin Ghazni, forcat afgane ndërmorën një sulm ajror kundër luftëtarëve talibanë të cilët sulmuan një objekt ushtarak ku ishin të vendosur rreth 300 trupa qeveritare.

Aman tha se luftëtarët talibanë sulmuan gjithashtu një kolonë ushtarake në rrethin Gilan të Provincës Ghazni më 5 gusht.

Në po të njëjten ditë, zyrtarët thanë se shtatë civilë u vranë kur automjeti i tyre goditi një minë tokësore në rrethin Khash Rod në provincën perëndimore të Nimroz.

Talibanët dhe forcat qeveritare ranë dakord për një armëpushim tre-ditor për të shënuar festën myslimane të Bajramit, që filloi më 31 korrik.

Armëpushimi erdhi përpara bisedimeve të planifikuara të paqes midis talibanëve dhe qeverisë në Kabul, që synojnë t’i japin fund luftës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *