Vendosni fjalën kyçe....

Facebook-u fshin postimin e presidentit Donald Trump: “Dezinformoi mbi Covid-19”


Facebook ka fshirë të mërkurën një postim nga faqja personale e presidentit amerikan Donald Trump, me pretendimin se ka dhënë informacione të rreme lidhur me koronavirusin.

Nëse më parë i kishte vënë shenjën lajmëruese se mund të kishte indormacione të rreme, kjo ishte hera e parë që Facebook-u fshin një postim të presidentit për shkeljen e rregullave të përmbajtjes.

Trump kishte publikuar një video të një interviste që ai kishte dhënë për televizionin “Fox News”, ku deklaroi se fëmijët janë ‘pothuajse imunë’ ndaj COVID-19.

Zv.sekretarja e shtypit e Trump ka akuzuar rrjetin social me bazë në Silicon Valley, për paragjykim. “Presidenti po deklaronte një fakt që fëmijët janë më pak të ndjeshëm ndaj koronavirusit”– tha zëvendës sekretarja Courtney Parella. “Kjo është një ditë tjetër, një shfaqje tjetër e paragjykimeve flagrante të Silicon Valley ndaj këtij Presidenti, ku rregullat zbatohen vetëm në një drejtim. Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitrat e së vërtetës.”

Në video, Trump tha se fëmijët kanë sistem imunitar shumë më të fortë sesa të rriturit. Facebook tha që postimi i presidentit ishte hequr për shkeljen e politikave të platformës së mediave sociale, rreth dezinformatave të dëmshme mbi COVID.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *