Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënimet me vdekje, doktor Fauci thotë se ka punësuar ekip sigurie për të mbrojtur vajzat


Dr Anthony Fauci ka zbuluar se ai dhe familja e tij janë detyruar të punësojnë personel për sigurinë personale pasi kanë marrë kërcënime me vdekje nga ata që kundërshtojnë punën e tij lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA pranoi për CNN se ai është befasuar nga ngacmimet që ai, gruaja dhe tre vajzat e tij kanë marrë.

Gjatë një interviste, Fauci tha se kriza “nxjerr më të mirën e më të keqen prej njerëzve”.

Ai shtoi: “Marrja e kërcënimeve me vdekje për mua dhe familjen time dhe ngacmimin e vajzave të mia në atë pikë ku unë duhet të vendos personel sigurie, është e habitshme’.

Fauci tha se familja e tij ishte ‘mirë’ por e stresuar nga kërcënimet.

“Unë nuk do ta imagjinoja as në ëndrrat e mia më të egra që njerëzit që kundërshtojnë parime të pastra të shëndetit publik, janë aq të vendosur kundër dhe nuk u përlqen ajo që ju dhe unë them, duke u bazuar në botën e shkencës, saqë të kërcënojnë me të vërtetë.” – tha Fauci.


Doktor Fauci, i cili është pjesë e grupit të në ngritur kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se shumë prej kërcënimeve janë nga amerikanët që besojnë se ai po shtyn një axhendë të tijën personale.

Fauci ka pasur ekipin e tij personale të sigurisë që nga prilli. Gjatë një interviste të mëparshme për këtë temë në korrik, ai i quajti kërcënimet “pak shqetësuese”.

Doktor Fauci ka tre vajza rritura: Jennifer, 34 vjeç, Megan, 31 vjeç dhe Alison, 28 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *