Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit ditën e sotme.
Një 44-vjeçar i cili raportohet se vuan nga sëmundje mendore dyshohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij një të moshuar e cila më vonë ka ndërruar jetë.
“Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.