LSDM-ja pretendon se e ka siguruar shumicën për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave vendase që citojnë burime ga LSDM-ja mësohet se kjo e fundit ka pohuar se e ka arritur shumicën.
Ndërkohë edhe VMRO-DPMNE dhe BDI janë shumë pranë përmbylljes së një marrëveshjeje për qeverinë e re.
“Kemi siguruar shumicën për formimin e qeverisë së re. Është e qartë se tekstet e publikuara janë pozicionime të qarta politike përmes keqpërdorimit të mediave, me qëllim të arritjes së pozicionimeve më të forta para opinionit publik, por edhe në negociata.” – kanë thënë burimet nga LSDM për Fokus.
LSDM-ja synon të formojë koalicionin qeverisës pasi siguroi 46 mandate deputetësh në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut. VMRO-DPMNE ka 44 deputetë ndërsa PDSH-ja 15 të tillë.