Presidenti Meta ka bërë thirrje për trajtimin në mënyrë dinjitoze e transparente të familjarëve të personave të infektuar me Covid-19.
Kreu i shtetit e shoqëron postimin e tij me foto na QSUT-ja ku duken dhjetëra familjarë që presin dyerve të spitalit.
“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.” – shkruan Meta.