Kur njerëzit shikojnë yjet, disa shohin bukurinë e tyre, ndërsa të tjerët zbulojnë arsye për t’u fyer nga pseudonimet që u janë vendosur.
Fatmirësisht për këtë të fundit, NASA është gati të pastrojë tabelat e yjeve për hir të ‘diversitetit’ e kundër ‘racizmit’.
Shënjestra e parë e NASA-s është mjegullnaja planetare NGC 2392. Astronomët e njohin atë me pseudonimin ‘Eskimo Nebula’ (Mjegullnaja Eskimeze), të cilën e fitoi sepse forma e saj spektakolare i ngjan një koke me kapuç.
“Agjencia amerikane do e ndryshojë emërtimin e saj sepse ‘Eskimo’ është parë gjerësisht si një term kolonial me një histori raciste, të imponuar ndaj indigjenëve të rajoneve të Arktikut”, tha ajo në një deklaratë të mërkurën.
Një shembull tjetër i një pseudonimi gjoja ‘racist’ që NASA dëshiron të zhdukë është ai i ‘Galaksive Binjake Siamese.’
Ai i referohet NGC 4567 dhe NGC 4568, dy galaktika të cilat ndahen me 52 milionë vite dritë dhe janë në proces përplasjeje me njëra-tjetrën.