Vendosni fjalën kyçe....

OBSH pyet të rinjtë: A keni vërtet nevojë të shkoni në festa?


Organizata Botërore e Shëndetësisë të rinjtë duhet të frenojnë instinktet e tyre te festës, për të ndihmuar në parandalimin e mëtejshëm të sëmundjes COVID-19.

Të lodhur nga bllokimet dhe të etur për të shijuar verën e hemisferës veriore, sipas OBSH-së të rinjtë në disa vende kanë kontribuar në rishfaqjen e virusit duke u mbledhur përsëri për ahengje, barbekju dhe pushime.

“Njerëzit e rinj gjithashtu duhet të kuptojnë që ata kanë një përgjegjësi”- tha shefi i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, në një diskutim në internet. “Bëni vetes pyetjen: a më duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë kanë më pak gjasa të vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes së frymëmarrjes sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja të infektuarve në moshën 15-24 vjeç është rritur trefish në rreth pesë muaj, tregojnë të dhënat e OBSH-së.

Ryan tha se të rinjtë shpesh ishin fjalëpak në dhënien e detajeve të tyre ose zbulimin e emrave të miqve për të gjurmuar kontaktet. “Është e vështirë, por është ajo që duhet për të ndaluar virusin”– tha Ryan, citon Reuters.

Epidemiologja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove, tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm pasi edhe një version i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *