Vendosni fjalën kyçe....

Profesori amerikan që ka gjetur presidentët fitues që nga viti 1984 parashikon suksesin e Biden


Një profesor me një rekord të vërtetuar në zgjedhjen e fituesit në garat presidenciale të SHBA-së ka zgjedhur kandidatin demokrat, Joe Biden, si fitues ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë çdo fitues presidencial që nga viti 1984 dhe zgjodhi Donald Trumpin si fituesin kundër ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Klinton në vitin 2016.

Ai përdor një sistem prej 13 faktorësh, të cilët ai i quan ‘çelësa’, që sipas tij përcaktojnë fitoren. Ato përfshijnë detyrën, faktin nëse ekziston një kandidat i palës së tretë, shëndeti afatgjatë e afatshkurtër i ekonomisë, trazirat sociale, skandalet si dhe karizmën e kandidatëve.

Pala në pushtet duhet të fitojë gjashtë nga çelësat për të ruajtur zotërimin e Shtëpisë së Bardhë dhe këtë vit, nuk duket se Trump do e ruajë presidencën, sipas sistemit të Lichtman.

“Çelësat parashikojnë që Trump do e humbasë Shtëpinë e Bardhë,” tha ai në një video të New York Times të publikuar të mërkurën.

“Mos merrni vetëm fjalën time për këtë, ka forca që veprojnë jashtë çelësave: shtypja e votuesve, ndërhyrja ruse. Varet nga ti që votuesi të vendosë të ardhmen e demokracisë sonë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *