Vendosni fjalën kyçe....

Rekord i ri, kitara e Elvis Presley-t shitet për më shumë se 1 milion dollarë

Një fans i çmendur dhe shumë i pasur i Elvis Presley-t, ka blerë në një çmim rekord nga kitarat e rralla të Mbretit të Rock and Roll.

Kitara akustike Martin D-18 të cilën Presley e zotëronte nga 1954 deri në vitin 1956, u shit në ankand për 1,320,000 dollarë. Një rekord botëror sipas TMZ-së.

E në fakt kjo kiratë ka histori dhe është aseti më i vlerësuar i Presley-t.


Elvis e kishte blerë këtë kitarre nga “O.K. Houck’s Piano Store”, një dyqan intrumentesh muzikore në Memphis.

Ai pastaj e dekoroi trupin e kitarës me gërma metalike që formonin emrin e tij ‘ELVIS’. Mbeti vetëm ‘ELVI’, sepse ‘S’ kishte rënë.

Me atë kitarë, Elvis Presley regjistroi një mori të klasikëve të tij të hershëm, duke përfshirë “It’s Alright (Mama)”, “Moon Moon of Kentucky” dhe “Good Rockin ‘Tonight”. Pronari i ri i kitarës mbetet anonim tani për tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *