Vendosni fjalën kyçe....

Spahia pyet Manastirliun: Mos u fshih pas ISHP-së por thuaj ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë?


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka vijuar përplasjen me Ministren e Shëndetësisë lidhur me testet për Sars-Cov 2.

Pasi ISHP-ja përgënjeshtroi aludimet se testet ishin skadente dhe nuk jepnin rezultate të sakta, ka reaguar sërish Spahia i cili duke i kërkuar Ministret të mos fshihet pas ISHP-së e ka pyetur për origjinën e tamponëve që dalin fals negativë.

Më tej Spahia ka risjellë në vëmendje rastin kur një zonjë babai të cilës trajtohej për Covid-19 edhe pse kishte bërë dy tamponë dilte negativë, ndërsa pas kryerjes së testit serologjik në një subjekt privat doli se kishte kaluar koronavirusin.

Postimi i plotë:

Ogerta mos u fshih pas ISHP-së por thuaj: Ku janë blerë tamponët që dalin fals negativë?

Të investohesh publikisht, qoftë edhe me urdhër politik, për ta fshehur faktin se tamponët fals negativë po bëhen normë e jo përjashtim, kjo është provë, se përveçse profesionist, nuk je as NJERI! ISHP u detyrua me urdhër nga lart të pranonte sot rolin e zëdhënësit të qeverisë, për të mohuar një realitet që denoncohet si nga mjekë ashtu edhe nga pacientë! Çuditërisht me të njëjtin stil si të ministres së shëndetësisë, të PPP-ve, të tenderave sekretë e të dokumenteve të djegura e cila dështimin në menaxhimin e situatës së Covid përpiqet ta kalojë duke u fshehur pas personelit mjekësor, që po sprovohet çdo ditë e më shumë mes mungesës së kushteve dhe menaxhimit propagandistik!”-shkruan

Është fatkeqësi që një institucion i specializuar si ISHP keqpërdoret nga ministrja e shëndetësisë në këtë farë feje! Ministrja po thotë përmes ISHP se laboratorët dhe specialistët janë të certifikuar! Por këtë askush nuk e ka vënë në pikëpyetje!!! Pikëpyetjet që kemi ngritur, si shqetësim i personelit shëndetësor e pacientëve janë mbi cilësinë e tamponëve e kiteve që qeveria ka futur në Shqipëri! Përse zonja ministre e shëndetësisë nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve krejt të thjeshta?
Dhe kur tentoni të shpjegoni dallimin midis tamponit dhe testit serologjik, vetëm për t’u hedhur hi syve shqiptareve dhe mashtruar me fjalë boshe ata, ky është kulmi pastaj!

Sa për ilustrim, po risjell edhe njëherë rastin e fundit të denoncuar. Babai i zonjës në fjalë shtrohet në infektiv për shkak Covid-19 dhe aty ndërron jetë. E bija me simptoma të qarta të infektimit me Covid realizon dy tamponë (PCR), të cilat të dy herët dalin negative. Pas pak më shumë se 1 muaj kryen testin serologjik në një spital privat i cili sic shihet përdor testin ELISA një nga më të saktët, i cili dëshmon se e ka kaluar infeksionin Covid. Kjo tregon se dy testet e para PCR kur zonja kishte simptoma, nuk kanë funksionuar. E kuptoni tani shoqja Lenka e ministrisë dhe ju Nafijet, që i shërbeni? Kjo është padituria: kur betimi i Hipokratit ngatërrohet me betimin para partisë! Po ç’rëndësi ka shëndeti i njerëzve për ju? E rëndësishme është t’ju rrojë partia!

Ndryshe nga militantet që shkelmojnë profesionin, unë nuk jam vetëm “një ish deputet i PD”. Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek dhe po, politikan, që i bëj denoncimet me emër e mbiemër dhe u qëndroj, pasi si profesionist e si politikan, bëj gjithnjë verifikime para publikimit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *