Lëvizja Vetëvendosje po planfikon një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.
Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën e sotme të partisë opozitare nga deputeti, Rexhep Selimi, i cili tha se VV-ja tashmë ka filluar mbledhjen e firmave, shkruan Koha.
“Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.” – tha Selimi
Ai shtoi më tej se Vetëvendosje ka besim se do arrijë t’i mbledhë firmat e duhura për rrëzimin e qeverisë duke thënë se qeveria e tanishme ishte jokushtetuese.
Qeveria mes Vetëvendosjes e LDK-së u rrëzua pak kohë më parë pas një mocioni mosbesimi nga aleati i saj kryesore, LDK-ja.
Kjo e fundit pretendoi se shkak për këtë u bë mosheqja e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe shkarkimi pa konsultim i ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Veliu.