Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, dy vëllezërit pranojnë krimin: “Na ngacmonte të afërmen”


Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera nga Rinasi, të arrestuar për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, kanë pranuar krimin para grupit hetimor.

Ata kanë treguar se konflikti me të moshuarin ka nisur kohët e fundit, pasi ai ngacmonte një të afërmen e tyre. Dy vëllezërit thonë se i kanë kërkuar 71-vjeçarit të mos i afrohet më asaj dhe të mos i shkojë në shtëpi pa praninë e tyre, por ai ka vijuar përsëri.

Sipas televizionit News 24, Saimir dhe Arsil Shera kanë thënë para uniformave blu se janë ndier të detyruar të marrin veprime drastike, për të mbrojtur nderin e familjes së tyre. Ata kanë pranuar se kanë marrë një makinë me qira, për të kryer krimin.

Arsil dhe Saimir Shera, 32 dhe 20 vjeç janë dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit.

71-vjeçari Abdulla Budlla, baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua me 7 plumba ndërsa qëndronte pranë taksisë së tij.

Viktima, Abdulla Budlla


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *