Në 24 orët e fundit në Kosovë nga testimi i 463 mostrave janë evidentuar 181 raste të reja me Sars Cov 2.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 9869 persona të infektuar me koronaviurs. Në ndërkohë nuk e kanë fituar betejën me virusin 3 persona duke e çuar numrin në 303 në total që nga fillimi i pandemisë.
Betejën me virusin gjatë orëve të fundit e kanë fituar edhe 125 persona të tjerë.