Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-së në Tiranë mbështet punën e Policisë dhe SPAK-ut: Të lejohen të bëjnë punën pavarësisht kush është i pandehur


Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të pronarit të medias Ora, Ylli Ndroqi.

Ambasada i ka dalë në mbrojtje SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit duke thënë se duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje pavarësisht kush është i pandehur.

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”-thuhet në postimin e Ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *