Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Ylli Ndroqit ankimojnë sekuestrimin e pronave: Të gjitha pasuritë janë të ligjshme


Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi kanë dorëzuan sot ankimimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave të tij më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, mes tyre dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”.
Avokatët kanë dorëzuar dhe provat që sipas tyre se vërtetojnë se të gjitha pasuritë janë të ligjshme.

“Është absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka, të dokumentuar nga banka. Të gjithë pasuritë janë të ligjshme.”– tha avokati Alban Qafa.

Kujtojmë se më herët, avokatët kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesin e sekuestrimit. Ata thonë se presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *