Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do t’i nënshtrohet një operacioni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Bebe prej disa ditësh ka patur probleme me frymëmarrjen dhe doktorët i kanë thënë se sinuset i kanë marrë infeksion. Ajo ka shkuar përsëri në spital për ndihmë mjekësore dhe mjekët i kanë treguar se ajo ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.
“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është e devijuar dhe kjo është arsyeja pse marr vazhdimisht infeksion të sinuseve”, thotë Bebe.
Këngëtarja ka probleme me sinuset prej kohësh, që pas një aksidenti ku ka dëmtuar hundën.
Bebe ka postuar dhe një foto ku duket shumë e lodhur, të cilën e shoqëron me mbishkrimin: “Dua mamin tim”.