Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka shpërndarë fotot e një projekti në të cilin shihet shndërrimi i tarracës së Ministrisë së Bujqësisë në ambiente luksoze.
“Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, siç duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Çuçit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?”-shkruan Spahia.