Vendosni fjalën kyçe....

Djali i preku kokën, gjyshja në Pogradec kishte ndërhyrë për të shpëtuar mbesën


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku një 44-vjeçar vrau nënën e tij.

Të afërmit e viktimës Firdes Çekiçi kanë deklaruar se sherri në familje ka nisur për një telefon.
44-vjeçari Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe për shkak të telefonit, por nëna e tij ka ndërhyrë për të mbrojtur mbesën.

Sherri ka vijuar dhe Çekiçi i ka prerë kokën nënës së moshuar, 70-vjeçe, me kosën e barit. Ai më pas e ka varur atë në portën e shtëpisë.

Vajza e cila ka parë gjithçka është larguar me biçikletë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Olsi Çekiçi njihet si një personazh problematik nga policia dhe si konsumues i drogërave.

Ai ka qenë ka qenë i arrestuar më parë në Itali, Greqi e Belgjikë për trafik të lëndëve narkotike. E po ashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë për të njëjtën akuzë.

Sipas Spitalit të Pogradecit, 44-vjeçari ishte një person i kartelizuar me probleme mendore, por që asnjëherë nuk ka pranuar të merrte mjekim, si dhe ishte përdorues i lëndëve të forta narkotike. Çekiçi më herët ka qenë i shoqëruar në Polici për disa ngjarje të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *