Vendosni fjalën kyçe....

Ishulli grek mbyllet për 10 ditë për shkak të koronavirusit


Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi dhe autoritetet e shëndetit kombëtar kanë vendosur të mbyllin ishullin e Porosit, pasi 18 njerëz u zbuluan se ishin infektuar nga koronavirusi.

Porosi është zona e parë në Greqi ku është imponuar një bllokim lokal pas rritjes shqetësuese të rasteve me Covid-19 në shkallë vendi në dhjetë ditët e kaluara.

Siç shkruajnë mediat greke, urdhri i bllokimit parashikon që të gjithë restorantet, baret, klubet e natës dhe kafenetë në Poros duhet të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 të darkës deri në 07:00 të mëngjesit.

Të gjitha aktivitetet sociale dhe fetare si panaire, tregjet e fermerëve, ahengje private do të jenë të pezulluara nga sot.
Ndalohen gjithashtu takimet e mbi nëntë personave për çfarëdo arsye, si në publik ashtu edhe në ambiente private.
Vetëm grupe me katër persona (deri në gjashtë nëse janë familjarë) lejohen në restorante dhe taverna. Përdorimi i maskave në të gjithë ishullin është i detyrueshëm si në ambiente të brendshme, ashtu edhe jashtë.

Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Greqisë për Mbrojtjen Civile, masat e reja do të zbatohen deri në orën 06:00 të mëngjesit në datën 17 gusht.

Ministria e Financave është duke punuar në një formulë në mënyrë që bizneset që do të preken nga bllokimi të kompensohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *