Vendosni fjalën kyçe....

Kapen bashkë në plazh, a janë të lidhur Bradley Cooper dhe Jennifer Garner? (FOTO)


Aktorët Jennifer Garner dhe Bradley Cooper, me vajzën e Cooper, janë parë këtë të dielë në plazhin e Malibusë.

Në fotot e publikuara, Garner shihet duke ndërtuar një kështjellë rëre me vajzën e Cooper-it dhe modeles Irina Shayk, ndërsa aktori vetë qëndronte i shtrirë në rërë duke marrë rreze dielli.

Dy aktorët zyrtarisht janë beqarë, por është e paqartë nëse pushimet në plazh janë një takim romantik apo një ribashkim miqësor.

Kujtojmë se martesa e Cooper me modelen Irina Shayk përfundoi verën e kaluar, ndërsa Garner sipas TMZ-së flitet se është ndarë me të dashurin e saj, John Miller, pas dy vitesh bashkë.

Jennifer Garner më parë ka qenë e martuar me aktorin Ben Affleck me të cilin ka tre fëmijë, Violet, Seraphina Rose dhe Samuel Garner Affleck.

Sipas thashethemeve, lidhja mes Cooper dhe modeles Shayk me të cilën ka një vajzë, Lea De Seine, u ndërpre për shkak se kjo e fundit dyshonte se mes të dashurit të saj dhe Lady Gagës kishte ndodhur diçka në sheshxhirimin e filmit “A Star Is Born”. Mirëpo ata i kanë mohaur zërat për tradhëti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *