Konfirmohet me koronavirus deputeti dhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala.
Ai sot është shtruar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.
“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes një njoftimi në Facebook.
Kujtojmë se ndër politikanët në Kosovë që janë vendosur në izolim aktualisht, janë kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj (Gjithashtu nga LDK-ja).
Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka qenë po ashtu në mesin e të infektuarve, është shëruar tashmë.