Vendosni fjalën kyçe....

Libanezët ngrihen në protesta pas shpërthimit ‘apokaliptik’, përplasen me policinë (FOTO)


Dy ditë pas shpërthimit në kryeqytetin e Libanit, libanezët janë ngritur në protesta kundër qeverisë, të cilën e bëjnë fajtore që nuk kishte marrë masa për nitratin e amoniumit që mbahej në një depo në mënyrë të pasigurtë prej 6 vjetësh.

Protesta u përshkallëzua deri në përplasje mes protestuesve dhe policisë dhe këta të fundit përdorën gaz lotsjellës.
Protestuesit në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthimin, i cili vrau të paktën 137 njerëz, plagosi rreth 5,000 të tjerë dhe la 300 000 mijë të tjerë të pastrehë.

Shpërthimi shkatërroi rrethe të tëra në kryeqytet, ndërsa shtëpitë dhe bizneset u kthyen në rrënoja. Dhjetëra njerëz janë ende të zhdukur.

Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë.

Që nga katastrofa vetëm dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen. Deputeti Marwan Hamadeh u tërhoq të mërkurën, ndërsa ambasadori i Libanit në Jordan, Tracy Chamoun, u tërhoq të enjten, duke thënë se katastrofa tregoi nevojën për një ndryshim në udhëheqje.

Ditën e djeshme, presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi qytetin dhe tha që Libani duhej të shihte “ndryshim të thellë” nga autoritetet. Ai gjithashtu bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për katastrofën.

Për momentin, hetuesit në Liban kanë arrestuar menaxherin e portit dhe 15 zyrtarë të tjerë në kërkim të përgjigjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *