Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.
Një 23-vjeçar i cili po lëvizte në këmbë është përplasur këtë mesditë nga një makinë.
Për fat të keq, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C.”- thuhet në njoftmin e policisë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin i automjetit që shkaktoi aksidentin, me inicialet. Grupi hetimor ka nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.