Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për biznesin e vogël: Të shmanget katastrofa në ekonominë e familjeve shqiptare


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend, të përkeqësuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Meta thotë se vitrina më e dhimbshme është mbyllja e qepenave të biznesit të vogël. Ai i kërkon qeverisë që të dëgjojë dhe mbështesë kërkesat e biznesit të vogël.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.”- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *