Vendosni fjalën kyçe....

OFL ndalet në Lazarat dhe Tepelenë, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve


Operacioni Forca e Ligjit sot është ndalur në Lazarat dhe Tepelenë, ku i ka dërguar ultimatumin për deklarimin e pasurive pesë të dënuarve për vepra të rënda penale.

Personat në fjalë janë të dënuar për vepra të ndryshme, nga prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe për vrasje.

Ata janë:

  • Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim
  • Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *