Vendosni fjalën kyçe....

Po bënte një intervistë – Shpërthimi në Bejrut përplas në tokë gazetaren e BBC-së (VIDEO)


Ditët e fundit një sërë videosh kanë qarkulluar në rrjet, nga shpërthimi në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.
Në një nga këto video, shfaqet një reportere e BBC-së, Maryem Taoumi, e cila ishte duke intervistuar Faisal Al-Aseel, menaxherin e projektit në Agjencinë Marokene për Energji të Qëndrueshme në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Xhamat e zyrës nga ku po fliste gazetarja shpërthyen dhe ajo u rrëzua, laptopi i saj bie përtokë dhe gjithçka dëgjohej ishin pasthirrmat e saj.

Faisal Al-Aseel mbetet i shokuar, ashtu edhe një punonjëse në zyrën e tij të cilët nuk e kuptojnë se çfarë ndodhi me gazetaren.


137 njerëz kanë humbur jetën, rreth 5,000 të tjerë mbetën të plagosur dhe rreth 300 000 mijë njerëz mbetën të pastrehë nga shpërthimi i ditës së martë në Bejrut.

Ditën e enjte libanezët u ngritën në protesta kundër qeverisë, të cilën e bëjnë përgjegjëse për tragjedinë, pasi kishte qenë në dijeni se mbi 2700 ton nitrat amoniumi mbahej në një depo në port prej 6 vjetësh, por nuk kishte vepruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *