George dhe Amal Clooney kanë vendosur të dhurojnë 100 mijë dollarë për tre organizata bamirëse në Liban, pas shpërthimit në Bejrut.
Çifti tha në një deklaratë se ata shpresonin të ndihmonin komunitetin libanez i cili u dëmtua pas një shpërthimi masiv që vrau të paktën 135 njerëz dhe u plagosën rreth 5,000 të tjerë.
“Ne jemi të shqetësuar thellësisht për njerëzit e Bejrutit dhe shkatërrimin me të cilin janë përballur ditët e fundit. Tre organizata bamirësie që kemi gjetur që janë duke siguruar produkte bazë janë: Kryqi i Kuq i Libanit, Impact Liban, dhe Baytna Baytak.”-thanë ata në deklaratën e tyre, citon revista People.
Ata shtuan: “Ne do të dhurojmë 100,000 dollarë për këto organizata bamirëse dhe shpresojmë që të tjerët të ndihmojnë në çfarëdo mënyre që munden.”
Gruaja e aktorit të njohur, Amal, e cila është një avokate për të drejtat e njeriut, ka lindur në Bejrut. Familja e saj u largua nga Libani kur ajo ishte vetëm 2-vjeç gjatë Luftës Civile Libaneze dhe u transferua në Angli, ku studioi në Universitetin e Oksfordit.