Zyrtari i Partisë Demokratike Dorian Teliti ka hedhur kritika mbi qeverinë lidhur me pagesat për inceneratorët.
Teliti thotë se qeveria në kohën e pandemisë vazhdon të japë para për inceneratorin e Tiranës.
Sipas zyrtarit të PD-së 890 mijë euro i janë dhënë inceneratorit të Tiranës ditën e djeshme, ndërsa gjatë gjithë pandemisë janë paguar 3.9 milionë euro.
Postimi i plotë:
Qeveria nuk “zhgenjen” asnjë dite. Me termet apo pa termet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjëherë.
Vetëm dje, Inceneratori i Tiranes ka marre pagesën e rradhës nga thesari i shtetit. Vetëm dje janë paguar 890mije euro për këtë PPP.
Gjate 5 muajve të pandemisë (nga 10 marsi e deri me sot), ky koncesionar mik i ngushte i qeverise ka marre nga taksat tona plot 3.9 milionë euro.
E çfare mund të bëhej me 3.9 milionë euro? Thjesht dy veprime, ose me këto para mund të paguheshin me pagën 40mijë lekshe plot 12 mijë kryefamiljare që kanë humbur vendin e punës, ose mund të bliheshin 260 respiratore aq të nevojshëm për ti bërë ballë sfidës shëndetësore.
Sjellje e turpshme e qeverisë. Morën 1 miliardë euro borxh gjate pandemisë, ndërkohe që për ekonominë dhanë vetëm 100 milionë euro.
Braktisën shëndetësine, qytetarët në nevojë dhe bizneset për të financuar pa ndërprerje miqtë oligarkë.
Bolle me. Mjaft me grabitjen dhe varfërimin e shqiptarëve.
Normaliteti, konkurenca e lirë dhe e ndershme, vëmendja ndaj nevojtareve dhe klime pozitive për bizneset, mbështetje të ekonomisë dhe sektorëve te saj, janë sot kolonat kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe Opozitës se Bashkuar dhe ne momentin qe do te jemi ne drejtim te punëve ato të të bëhen realitet.