Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 2 biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën


Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, i cili u paraqit në spital i plagosur, natën e ekzekutimit të biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Shkalla e Parë në Kurbin i kishte caktuar atij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por Apeli siç duket ka konsideruar edhe një herë rikthimin në qeli të Tushës.

Kur Tusha u paraqit në spitalin e Laçit i plagosur, dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atentatorët.
Mirëpo pas arrestimit të Eduart Lamajt, Tusha u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *