Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i del në mbrojtje SPAK-ut: Kjo ka të bëjmë me dënimin e kriminelëve të njohur


Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shpërndarë postimin e institucionit që drejton duke e shoqëruar me fjalë akoma më të drejtpërdrejta mbështetjen kah SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit.

Kim thotë se aksioni i sekuestrimeve të SPAK-ut ka të bëjë vetëm me dënimin e kriminelëve të njohur ndërsa raste të tilla si ai i sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit pas akuzave për trafik droge, gjthmonë shoqërohen me fushata për të hedhur dyshime dhe për të mohuar të vërtetën.

Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”-shkruan Kim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *