Vendosni fjalën kyçe....

Akuzon Trump-in për racist, por çfarë thotë vetë Joe Biden për afrikano-amerikanët


Kandidati demokrat për president Joe Biden e ka quajtur para pak kohësh Donald Trump-in si “presidentin e parë racist të SHBA-ve”, por së fundmi ka bërë vetë një deklaratë raciste ndaj komunitetit me ngjyrë.

Ai tha të mërkurën se komuniteti latin, ndryshe nga ai i afrikano amerikanëve është i larmishëm në mendime, a thua se ata me ngjyrë nuk kanë aftësi në të menduarit ndryshe nga njëri-tjetri.

“Po, po, dhe meqë ra fjala, atë që ju e dini por shumica e njerëzve nuk e dinë, është se ndryshe nga komuniteti afrikano-amerikan, me përjashtime të dukshme, komuniteti Latin është një komunitet tepër i larmishëm me qëndrime jashtëzakonisht të ndryshme për gjëra të ndryshme.”– tha Biden, citon Politico.

Demokrati e bëri komentin gjatë një interviste të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Spanjollë dhe Shoqata Kombëtare e Gazetarëve me Ngjyrë.

Përfaqësues të fushatës së Biden u justifikuan që komenti kishte për qëllim të përshkruante larminë e mendimit politik midis latino-amerikanëve dhe nuk ishte një gjykim mbi diversitetin kulturor.

Por vetëm disa momente pas këtij reagimi nga fushata e tij, Biden përsëri i vuri përballë amerikanët latinë dhe ata me ngjyrë. Këtë herë mbi temën e origjinës kombëtare dhe kulturore.

“Ne mund të ndërtojmë një administratë të re që pasqyron shumëllojshmërinë e plotë të kombit tonë. Diversiteti i plotë i komuniteteve Latine. Tani kur dua të them diversitet të plotë, e kam se për dallim nga komuniteti afrikano-amerikan e shumë komunitete të tjera, ju jeni nga kudo. Nga Europa. Nga maja e Amerikës së Jugut, deri në kufirin tonë dhe në Meksikë dhe Karaibe. Dhe keni prejardhje të ndryshme, etni të ndryshme, por të gjithë latinë”.

Sidoqoftë, fushata e Presidentit Donald Trump u tregua e shpejtë për të sulmuar Bidenin për intervistën e tij, duke thënë se zvogëloi larminë e mendimeve midis votuesve me ngjyrë.

Një nga këshilltaret e fushatës së Trump-it, Katrina Pierson, tha se Biden guxoi t’i thotë një grupi reporterëve me ngjyrë që: “Ju të gjithë e dini se njerëzit me ngjyrë mendojnë njësoj”. Ajo shton: “Ka një arsye që Joe Biden nuk mund të llogarisë mbështetjen e votuesve me ngjyrë dhe kjo është për shkak të mentalitetit të tij si pronar plantacioni. Joe Biden do të dëshironte që ne të gjithë thjesht të mbyllim gojën, të rreshtohemi dhe të dimë vendin tonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *