Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Kundërzbulimit: Kina, Irani e Rusia po përpiqen të ndikojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA


Rusia, Kina e Irani mund të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të parashikuara për në 3 nëntor të këtij viti.

Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit, William Evanina, ‘shtetet e huaja do të vazhdojnë të përdorin masa të fshehta dhe të dukshme të ndikimit në përpjekjet e tyre për të lëkundur preferencat dhe perspektivat e votuesve amerikanë’.

“Kina preferon që presidenti Trump, të cilin Pekini e sheh si të paparashikueshëm, të mos rizgjidet në krye të Shtëpisë së Bardhë.” – tha ai në një intervistë për NCSC.

Duke vënë në dukje se Pekini ka qenë kritik ndaj përgjigjes së Trump ndaj pandemisë Covid-19, për të cilën presidenti ka fajësuar Kinën dhe sjelljen në lidhje me TikTok dhe Huawei, drejtori shpjegoi se Kina ishte duke ‘zgjeruar përpjekjet e saj për ndikim përpara nëntorit të vitit 2020’.

Vendimi i Uashingtonit për të mbyllur konsullatën e Kinës në Houston nuk është pritur shumë mirë në Pekin, shtoi ai.

Përveç Kinës, ai përmendi edhe Iranin si një rrezik të mundshëm. Evanina tha më tej se ‘Irani dëshiron të minojë institucionet demokratike të SHBA-së, presidentin Trump dhe të përçajë vendin’ përpara votimit të nëntorit, duke sugjeruar se puna e Republikës Islamike do të përqendrohej në ‘ndikimin në internet, siç është përhapja e dezinformatave në mediat sociale dhe riciklimi i përmbajtjeve anti-SHBA.

Drejtori i Kundërzbulimit përmendi edhe Rusinë duke thënë se Moska ‘po përdor një sërë masash për të denigruar në radhë të parë ish-zv.presidentin Biden dhe atë që e sheh si një establishment kundër Rusisë’.

“Qoftë duke publikuar bisedat telefonike të Biden-it mes politikante ukrainas, apo duke fryrë Trumpin në mediat sociale dhe televizionin rus, Kremlin, dëshiron që Trump të qëndrojë edhe katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.” – shtoi Evanina.

Ai u përpoq të siguronte amerikanët se agjencitë e inteligjencës po bëjnë gjithçka për të mënjanuar ndikimin e të huajve në procesin zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *