Vendosni fjalën kyçe....

George W. Bush boton librin e ri me 43 portrete emigrantësh


“Arti i mirë është politik” thotë shkrimtari Toni Morrison, por kjo është ndoshta më e vërtetë kur arti prodhohet nga një ish-president.

Ish-Presidenti amerikan George W.Bush do të nxjerrë në treg një libër me 43 portrete të emigrantëve si dhe do ketë një epspozitë mbi vlerën e imigracionit amerikan ku do të paraqesë pikturat e tij.

Libri me portrete i Bush do të titullohet “Out of Many, One” dhe do të botohet në mars.

“Përmes portreteve të fuqishme me katër ngjyra të pikturuara personalisht nga vetë Presidenti dhe tregimet shoqëruese të tyre, “OUT OF MANY, ONE” na kujton mënyrat e panumërta në të cilat Amerika është forcuar nga individët që kanë ardhur këtu në kërkim të një jete më të mirë “, thuhet në deklaratën e publikuar nga botuesi i librit, citon CNN.

Në prezantimin e librit, Bush shprehu shpresën se libri i tij do të ndihmonte paraqitjen e emigracionit si një çështje unifikuese dhe ngritëse.

“Shpresa ime është se ky libër do të ndihmojë në përqendrimin e vëmendjes tonë kolektive në ndikimet pozitive që imigrantët po bëjnë në vendin tonë”- u shpreh ai.

Bush ka kritikuar gjendjen e ligjërimit modern të imigracionit.

Pas largimit nga detyra në vitin 2009, Bush filloi të pikturojë, por ai e mbajti sekret hobin e tij të ri. Frymëzuar nga kryeministri britanik Winston Churchill, Bush u tha miqve dhe familjes se ai zbuloi që piktura ishte relaksuese dhe se shpresonte që kjo të frymëzonte të tjerët të provonin gjëra të reja.

Ai punësoi një mësuese arti për ta ndihmuar atë me teknikën dhe, veçanërisht, i tha asaj që dëshironte të zbulonte “Rembrandt”-in e tij të brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *