Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata mbyll lokalin ku mblidheshin organizatat e majta, përleshje mes protestuesve e policisë (Video)


Përleshjet shpërthyen në Berlin në fundjavë teksa policia zbatoi një urdhër dëbimi për pubin ‘Syndikat’, që për dekada me radhë ka shërbyer si një vend i preferuar për grumbullimin e veprimtarëve të krahut të majtë.

Qindra njerëz u mblodhën në rrethin Neukolln të Berlinit të premten për të protestuar kundër mbylljes së afërt të pub-it.

Forca të shumta policia u mblodhën në vendin e ngjarjes për të kontrolluar turmën. Në përleshjet që ndodhën mes policisë e protestuesve që gjuajtën me shishe e fishekzjarre u arrestuan më shumë se 40 protestues ndërsa u plagosën 6 oficerë policie.

Aksioni i së premtes është me sa duket kapitulli i fundit në historinë e pijetores ‘Syndikat’, që funksionoi në Neukolln për 35 vjet.

Pub-i u urdhërua të shpërngulet dy vjet më parë pasi nuk arriti të rinovojë një qira me qiradhënësin, një degë e grupit britanik, William Pears.

Dëbimi u urdhërua nga gjykata fillimisht në prill, por u shty për shkak të epidemisë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *