Vendosni fjalën kyçe....

Macron akuzohet se po përpiqet të ripushtojë Libanin, në vend që ta ndihmojë pas shpërthimit


Presidenti francez Emmanuel Macron është akuzuar se në vend që të ndihmojë, po përpiqet që ta ripushtojë atë pas shpërthimit në Bejrut që vrau 150 njerëz.

Gjatë vizitës së tij në Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimi, udhëheqësi i Francës ngushëlloi turmat e shqetësuara, premtoi të rindërtonte qytetin dhe pretendoi se shpërthimi kishte goditur zemrën e Francës.

“Franca kurrë nuk do ta lërë Libanin”- tha Macron. “Zemra e popullit francez ende rreh në pulsin e Bejrutit”.
Kritikët e tij i kanë denoncuar gjestet e Macron-it, si një forme neokolonialiste që kërkon të rivendosë ndikimin e tij në një toke të trazuar të Lindjes së Mesme.

Kështu në internet e kanë quajtur atë Macron Bonaparte, një perandor të Shekullit 21.

Por mbështetësit e Macron, përfshirë këtu dhe banorët e dëshpëruar të Bejrutit, e quanin atë “shpresa jonë e vetme”. Ata e lavdëruan për vizitën në lagjet ku liderët libanezë kanë frikë të shkojnë, dhe për përpjekjen për t’i mbajtur politikanët e Libanit përgjegjës për korrupsionin dhe keqmenaxhimin që çoi në shpërthimin e së martës.

Një peticion i befasishëm në internet u shfaq këtë javë duke i kërkuar Francës që të rivendoste përkohësisht kontrollin e saj në vend, me argumentin se liderët e Libanit kanë treguar “paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin”.

Edhe pse vetë Macron u tha banorëve të Bejrutit të mërkurën se “varet nga ju të shkruani historinë tuaj”, rreth 60,000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin që Libani të kontrollohet nga Franca.
Shumë njerëz në Liban e panë vizitën e Macron si një mënyrë për të siguruar ndihmë financiare për një vend të mbytur në borxhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *