Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 50 mijë libanezë firmosin peticionin e pazakontë: Vendi ynë të merret nën kontroll nga Franca


Më shumë se 50,000 libanezë kanë firmosur një peticion, duke i bërë thirrje Francës të marrë vendin e tyre nën kontroll, pas zhgënjimit të tyre me qeverinë lidhur me shpërthimin që ndodhi ditën e martë në Bejrut.

Këto firma janë mbledhur brenda 24 orësh.

Presidenti Emmanuel Macron zbarkoi në Bejrut të enjten në mëngjes për të treguar mbështetjen e tij pas shpërthimit që shkatërroi kryeqytetin libanez, vrau rreth 150 njerëz e plagosi rreth 5000 të tjerë.

Peticioni shfaq zhgënjimin e njerëzve me “pamundësinë e plotë të qeverisë libaneze për të siguruar dhe drejtuar vendin”. Kështu shkruajnë nismëtarët e këtij peticioni.

“Me një sistem të dëmtuar, korrupsion, terrorizëm dhe milici, vendi sapo ka dhënë frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani do të vihet përsëri nën kontrollin francez në mënyrë që të vendoset një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme”- thuhet më tej, citon News-24.Fr.

“Që prej largimit të Francës, vendi vetëm është mbytyr. Pasoi lufta civile, krizat ekonomike, politike dhe kufitare”- tha një nga nënshkruesit e peticionit për Euronews, libanezi John Franco.
Ai shtoi se pyet veten nëse “sundimtarët libanezë do të jenë mjaft të përulur për të pranuar paaftësinë dhe dështimin e tyre”.

Kujtojmë se në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vu nën administrimin ushtarak francez para se Lidhja e Kombeve t’i jepte zyrtarisht Francës mandatin e Libanit dhe Sirisë në vitin 1923. Por Libani shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943, dhe me tëheqjen e trupave britanike dhe franceze në vitin 1946 u bë plotësisht i pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *